Bassuener: Kosova t’i shohë interesat afatgjata, t’i ruajë aspiratat europiane

15 shkurt 2026 | 13:39

Kurt Bassuener nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, sugjeron që Kosova t’i menaxhojë me kujdes marrëdhëniet me ShBA-në dhe të forcojë pozicionin e saj në Evropë, duke synuar njohjen nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende dhe duke u paraqitur si një aset për një BE më të unifikuar dhe të qëndrueshme.

“Duhet t’i shohë Kosova interesat e saj afatgjata, në funksion të garantimit të pavarësisë së saj dhe aftësisë për të qenë shtet demokratik dhe vetëqeverisës. Dhe tani… do të thosha se kjo është më e mundshme përmes Evropës  edhe pse është e dhimbshme ta pranojmë  sesa përmes Shteteve të Bashkuara, nën menaxhimin aktual”, ka thënë Bassuener për “Exposenë” e “Radios Evropa e Lirë”.

Ai  ka shtuar se Kosova duhet të jetë e hapur ndaj partnerëve të rinj që mund të forcojnë pavarësinë dhe sigurinë e saj, por duke ruajtur gjithmonë përputhshmërinë me aspiratat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Álvaro Arbeloa ka vlerësuar lart performancën e Trent Alexander-Arnold te…