Vetaksident në afërsi të Prizrenit, zjarrfikësit nxjerrin të lënduarit nga vetura

17 shkurt 2026 | 18:01

Një vetaksident me të lënduar ka ndodhur në autostradë, në afërsi të Prizrenit. Siç ka raportuar mediumi lokal, TV Prizreni, zjarrfikësit kanë intervenuar për nxjerrjen e të lënduarve nga vetura.

Pamjet e publikuara tregojnë një veturë që ka dalë nga kontrolli dhe ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, duke mbetur e shkatërruar në pjesën anësore dhe të pasme.

Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të mëdha në veturë, ndërsa operacioni i intervenimit është zhvilluar në kushte të vështira, në një segment të lagësht të autostradës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, në përvjetorin e 18 të…