Sot seancë gjyqësore për sulmin në Banjskë

18 shkurt 2026 | 07:51

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq do të paraqiten para gjykatores, të cilët  përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi Al-Jazeera, ka raportuar për marshin në Prishtinë në mbrojtjeje…