Mbappe për rastin e Viniciusit: Prestianni nuk duhet të luajë më kurrë në Ligën e Kampionëve

18 shkurt 2026 | 11:13

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka reaguar me tone të forta pas incidentit të pretenduar me përmbajtje raciste ndaj bashkëlojtarit të tij, Vinicius Junior, gjatë ndeshjes ndaj Benficës.

Sipas Mbappes, lojtari i Benficës, Gianluca Prestianni, ka fyer me tone raciste Viniciusin gjatë ndeshjes.

“Prestianni nuk duhet të luajë më në Ligën e Kampionëve”, ka thëne Mbappe pas ndeshjes.

“E pyeta Vinin se çfarë donte të bënim. Ai më tha: ‘Po, do të largohemi nga fusha’”.

Francezi shtoi se reagimi i tifozëve erdhi për shkak se ata nuk ishin të informuar për atë që ishte thënë në fushë.

“Na fishkëllyen sepse tifozët nuk dëgjuan çfarë u tha. Duhet të bëjmë diçka, nuk mund ta lejojmë këtë”.

Mbappe theksoi se raste të tilla kërkojnë masa të menjëhershme.

“Shpresoj që të merren masa. Duhet të japim shembull për të gjithë fëmijët që na shohin si modele. Ka gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Nuk po them se jam perfekt, por nuk e lë të kalojë një gjë të tillë. Ky lojtar është i ri, si mund të thuash gjëra të tilla në një fushë futbolli?”

“Tani duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Mbappe.

Ndërkohë, Vinicius Junior u fishkëllye gjatë gjithë ndeshjes për shkak të festimit të golit të tij dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Shqiptar Gubetini dhe shumë qytetar tjerë nga Kosova dhe…