18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Reka organizoi pritje për korin diplomatik të OKB-së

18 shkurt 2026 | 11:56

Ambasadori Blerim Reka, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ka organizuar pritje për korin diplomatik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Reka ka bërë me dije se para 60 ambasadorëve dhe diplomatëve të shteteve anëtare të OKB-së është paraqitur rrugëtimi i suksesshëm dhe shtetformues  i Kosovës.

“Nga pritja për korin diplomatik të OKB-së për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dje në Nju-Jork. Para 60 ambasadorëve dhe diplomatëve të shteteve anëtare të OKB-së, pas fjalimit tim të mirëseardhjes, për rrugëtimin e suksesshëm shtet-ndërtues foli zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Ndërkaq, në emër të Misionit të ShBA-së në OKB, festën shtetërore të Kosovës e uroi ambasadori Dan Negrea, përfaqësuesi amerikan në ECOSOC në OKB”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA thuhet se ka nisur procedurat për incidentin e të…