“Duke dëgjuar të rrahurat e stërgjyshërve tanë…”, Thaçi rikthen deklaratën e Pavarësisë në Gjykatë Speciale
18 shkurt 2026
| 14:31
Ish-presidenti Hashim Thaçi është duke folur për herë të fundit para Gjykatës Speciale në Hagë. Ai në fjalën e tij ka rikthyer deklaratën e pavarësisë.
“18 vjet nga këtu, në Kuvendin e Kosovës, duke dëgjuar të rrahurat e stërgjyshërve tanë, shpallëm Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ju i keni parë faktet, i keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Unë e kam thënë dhe e them me bindje të plotë. Unë shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë”, ka thënë Thaçi.



