Hoxhaj nga Haga: E vërteta e luftës së UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e popullit

18 shkurt 2026 | 14:39

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përkrah familjarëve të krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor.

Ai ka publikuar fotografi nga vendngjarja dhe ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Ndodhem para Dhomave të Specializuara në Hagë, përkrah familjarëve të shokëve tanë. E vërteta e luftës çlirimtare të UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e kombit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke i thënë fjalën…