Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë
18 shkurt 2026
| 19:25
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Dr. Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Dr. Berisha e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar.
Kryeministri Kurti e uroi z. Berisha për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.



