Sot seancë gjyqësore për sulmin në Banjskë

19 shkurt 2026 | 08:42

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seancë gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri hero Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

Seanca gjyqësore është paraparë të nisë në ora 13:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nju Meksiko, një shtet në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara,…