AAK-ja largon në Prishtinë asamblisten për “marrëveshje të fshehta”
20 shkurt 2026
| 08:05
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi asamblistëve në Prishtinë asamblisten Valbona Vitija-Ajeti.
Shefi i grupit të asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, ka thënë për KOHËN se ky vendim është marrë pasi asamblistja në fjalë ka bërë marrëveshje të fshehta me partitë tjera.
“Ka dalë kundër parimeve të partisë, duke bërë marrëveshje të fshehta me parti të tjera për përfitime personale”, ka thënë Smajlaj.
Vitija-Ajeti brenda partisë ka mbajtur pozitën e drejtoreshës së Administratës në Prishtinë.
Në Kuvendin Komunal prej 51 anëtarësh në Prishtinë, AAK-ja kishte siguruar gjithsej pesë ulëse.



