Komuna e Podujevës vazhdon partneritetin me OSBE-në në mbështetje të strehimores
20 shkurt 2026
| 14:11
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organization for Security and Cooperation in Europe (OSBE), të kryesuar nga Elona Xhepa, me të cilët ka diskutuar për vazhdimin e mbështetjes institucionale ndaj strehimores.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të qëndrueshëm për garantimin e funksionimit të shërbimeve për personat në nevojë. Kryetari Bulliqi u zotua se Komuna do të vazhdojë ta përkrahë strehimoren përmes participimit financiar, me synim forcimin e shërbimeve sociale dhe përmirësimin e kushteve për mbrojtje dhe rehabilitim. \Bleona Potoku\



