Çështja e presidentit, Mustafa: S’qëndrojmë në sallë pa marrëveshje

20 shkurt 2026 | 21:15

Deputeti Besian Mustafa ka deklaruar se LDK nuk i nënshtrohet kujtdo dhe se si parti nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit/es pa një marrëveshje politike.

Ai shtoi se, nëse i kërkohet, LDK ka mjaftueshëm emra për president për të propozuar si brenda dhe jashtë partisë.

“Ai nënshtrohet LDK kujtdo qoftë? Jo, të ishim nënshtru e kishim pasur një rezultat më të mirë zgjedhor. Parimisht nuk do të duhej të qëndronim në një sallë, pa marrëveshje politike”.

“Nëse i kërkohet LDK-së që të propozoj emra, kemi mjaftueshëm. Si brenda, ashtu edhe jashtë partisë. Numerikisht kemi 15 deputetë, vet nuk mundemi me bë një president”, tha Mustafa në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua e re ka humbur jetën pasi ishte plagosur…