​Persona të panjohur dëmtojnë tre aparate në Fushë Kosovë, vjedhin rreth 200 euro

23 shkurt 2026 | 11:17

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, dje rreth orës 06:00, në rrugën “Besa Besë”, persona të panjohur kanë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe kanë arritur të marrin rreth 200 euro.

“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur janë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe janë vjedhur rreth 200 (dyqind) euro”, thuhet në raportin e policisë, raporton Telegrafi.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore nga organet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Ron Raçi ka zënë vend në formacionin e më…