Simeone do të jetë trajner i Interit?

23 shkurt 2026 | 13:46

Diego Simeone do të jetë trajner i skuadrës së Interit prej sezonit të ardhshëm, kanë njoftuar të hënën mediumet në Spanjë.

Tekniku nga Argjentina, në fund të këtij sezoni do të largohet nga Atletico Madridi, ekip të cilin e ka drejtuar prej vitit 2011.

Bëhet e ditur se Simeone tashmë ka marrëveshje me Interin dhe me klubin italian ka firmosur parakontratë për ta zëvendësuar Christian Chivun nga sezoni i ardhshëm.

Simeone ka vendosur të largohet nga Atletico këtë verë, pra pas 16-të sezonesh edhe pse ka kontratë deri në vitin 2027 kurse gjatë kësaj periudhe me ekipin nga La Liga ka fituar dy tituj kampioni të Spanjës, si dhe shumë trofe të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha të dielën se…