Mitrovicë, ndalohen punimet e paautorizuara në rrugën “Ali Zeneli”
24 shkurt 2026
| 13:23
Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë, Mujë Igrishta, së bashku me inspektorë komunalë pas pranimit të informatës për zhvillimin e punimeve të paautorizuara në rrugën “Ali Zeneli”, ka dalë në terren për të verifikuar situatën.
Në vendin e ngjarjes është konstatuar se punimet po zhvilloheshin pa pëlqimin e institucioneve kompetente, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet për ndalimin e menjëhershëm të punimeve ilegale.
Igrishta ka njoftuar se ndaj personave përgjegjës do të ndërmerren veprime ligjore, dhe se do të ndëshkohen të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me dispozitat ligjore.



