Konjufca e pret Spiropalin
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, është pritur të mërkurën nga, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.
Ata janë duke zhvilluar takim në objektin e ministrisë ku pas takimit pritet që të dy të deklarohen për media.
Ata janë duke zhvilluar takim në objektin e ministrisë ku pas takimit pritet që të dy të deklarohen për media.
Më tej, ministrja do të pritet në takime të veçanta nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga kryeministri Albin Kurti.
Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.



