BUNARI NË SHTËPINË E UDHËHEQËSIT ALI AHMETI

25 shkurt 2026 | 11:21


Ismet Sylejmani

Bunari i gjenocidit, tragjedisë, trishtimit dhe kujtesës kolektive kombëtare!

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, toka dhe viset shqiptare u përballën me vite të errëta dhe tragjike!

Fshatra të tëra u dogjën, banorë të pafajshëm dhe të pambrojtur u vranë dhe u masakruan, u shfarosën dhe humbën jetën dhe shumca e popullsisë shqiptre u zhdukën në mënyra të tmerrshme dhe barbare!

Në një nga ato shtëpi të vjetra e të lashta shqiptare të fisit e familjes së Ali Ahmetit, me traditë e me derë bujare tradicionale atdhetare e patriotike, ku breza të tërë shqiptarësh kishin lindur, ishin rritur dhe kishin jetuar, ishte një bunar që kishte ujë të pijshëm dhe shërbente për nevoja të familjes, i cili u bë varr masiv, u bë dëshmi absolute e dhimbjes së madhe të kombit, i cili brenda thellsisë së tij, për dekada e më shumë se një shekull, mbajti kockat dhe ruajti kujtimet e tragjedisë së kaluar jo shumë të largët, të atij tmerri të pashembullt!

Gratë dhe fëmijët panë me sytë e tyre trishtimin e madh, të cilët duke vajtuar dhe duke qarë për të dashurit e tyre që ua kishin therrur, të masakruar, duke qëndruar larg vendit të dhimbjes, por duke e ndjerë çdo dhimbje në zemrat e tyre, jetuan dhe vdiqën me dhembjen për ata!

Historia dëshmon se shtëpitë që dikur ishin te banuara dhe te mbushura me jetë, gjatë kohës kur kryheshin masakrat dhe vrasjet masive. digjeshin, ato nxirrnin tym e flakë, që përhapnin zë të heshtur të historisë dhe vuajtjes së paparë e të padegjuar shqiptare!

Bunari në oborrin e shtëpisë së Liderit të madh kombëtar Ali Ahmeti është dëshmitar i vuajtjeve, është kujtesa absolute e dhimbjes dhe përfaqëson nderin e pandryshuar të një populli që nuk haron kurrë rrugët e tij që ka kaluar gjatë historisë se lavdishme kombëtare!

Prishtinë, 25 Shkurt 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brikena dhe Mateo janëë dy banorët më të përfolur të…