Ndërron jetë Hazbi Hasani, aksionar i Prishtina Mall

25 shkurt 2026 | 12:23

Ka ndërruar jetë Hazbi Hasani, biznesmen i njohur dhe një nga pionierët e tregtisë private në Kosovë. Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:30 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë. I ndjeri ishte pronar i kompanisë Oaza dhe aksionar i Prishtina Mall, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit tregtar dhe krijimin e vendeve të punës në vend. Ai njihej si ndër tregtarët e parë që hapi markete private në Kosovë para luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi, ka deklaruar se në këtë fazë të karrierës…