Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në kryeqytet. Kjo deklaratë e nënshkruar ka për qëllim inicimin e projektit për rregullimin dhe zhvillimin e varrezave të kryeqytetit si hapësirë e përbashkët qytetare.
“Deklarata e Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit, e cila u nënshkrua nga përfaqësuesit fetarë në Kryeqytet, përbën një hap historik drejt ndërtimit të një modeli të ri, të barabartë dhe institucional të organizimit të shërbimeve të varrimit në Kryeqytet. Deklarata u nënshkrua nga Hetem Sopjani, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Agim Qerkini, Famullitar në Famullinë e Prishtinës, dhe Pastor Driton Krasniqi nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.



