Ambasadori Reka kërkon drejtësi ndërkombëtare për gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë
Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është mbajtur një diskutim i organizuar nga Shoqata “Ulqini” në bashkëpunim me konsullatën, me temën: “Gratë, lufta dhe lufta për drejtësi në Republikën e Kosovës” nën moderimin e Samantha Shkrelit.
Në fjalën e tij, ambasadori Blerim Raka, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ka përshëndetur të pranishmit në këtë diskutim dhe ka kërkuar drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20 mijë shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.
Më tutje, diskutimi ka trajtuar krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.
Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e dërguara speciale e presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ka ndarë dëshminë e saj të fuqishme, dhe Vera Mjeku, ka reflektuar mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional.



