Pakistani thotë se po i kundërpërgjigjet zjarrit “të paprovokuar” të talibanëve përgjatë kufirit

26 shkurt 2026 | 20:12

Forcat pakistaneze të sigurisë iu kundërpërgjigjën “zjarrit të paprovokuar” nga forcat e talibanëve në Afganistan në disa pika përgjatë kufirit Pakistan – Afganistan të enjten, tha Ministria e Informacionit e Pakistanit.

Kjo ministri tha në rrjetin X se forcat talibaneve hapën zjarr përgjatë disa sektorëve në provincën Khyber Pakhtunkhwa dhe se trupat pakistaneze dhanë “një kundërpërgjigje të menjëhershme dhe efikase”, duke shkaktuar pasoja të rënda në njerëz e duke shkatërruar shumë pika e pajisje, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Më herët të enjten, Afganistani tha se kishte nisur operacione sulmuese kundër pozicioneve ushtarake pakistaneze përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Të hënën, Kombet e Bashkuara thanë se së paku 13 civilë u vranë dhe shtatë të tjerë ishin lënduar nga sulmet ajrore pakistaneze në pjesën lindore të Afganistanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve bujqësore në burgun e Dubravës, ka…