Gjyqësorit të Kosovës i shtohen 21 bashkëpunëtorë profesionalë të rinj
02 mars 2026
| 13:13
Gjyqësorit të Kosovës i janë bashkuar njëzet e një bashkëpunëtorë profesionalë të rinj, duke forcuar më tej kapacitetet e institucioneve gjyqësore në vend.
Prej tyre, katërmbëdhjetë janë femra dhe shtatë meshkuj, ndërsa një i përket komuniteteve joshumicë.
Bashkëpunëtorët profesionalë janë shpërndarë në gjykatat dhe degët përkatëse, në përputhje me nevojat e sistemit gjyqësor.
Angazhimi i tyre pritet të kontribuojë në rritjen e efikasitetit, përmirësimin e cilësisë së vendimmarrjes dhe forcimin e mëtejshëm të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.



