Arta Vokshi – Nallbani riemërohet drejtoreshë e Urbanizmit në Pejë

03 mars 2026 | 11:05

Arta Vokshi – Nallbani është riemëruar drejtoreshë e Urbanizmit e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Pejë.

Ajo edhe në mandatin e kaluar ka qenë në këtë pozitë.

Arta Vokshi – Nallbani ka shkruar në “Facebook” se me përkushtim edhe në këtë mandat do të vazhdojë me të njëjtin seriozitet,

transparencë dhe përkushtim ndaj qytetit të Pejës.
“Sot u riemërova edhe një herë Drejtoreshë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, pas përfundimit të një mandati 4-vjeçar plot punë dhe përgjegjësi. Falënderuese për besimin e dhënë nga kryetari i degës së Partisë Demokratike, z. Xhavit Haliti dhe kryetari i Komunës, z. Gazmend Muhaxheri. E përkushtuar që edhe në këtë mandat të vazhdoj me të njëjtin seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj qytetit tonë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Shtetit i ShBA-së u bëri thirrje amerikanëve të…