NUK KA ZGJEDHJE TË REJA NË KOSOVË!

03 mars 2026 | 13:14

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Javë interesante: Më 26 shkurt 2026 bëmë homazh te vandamshimi ku prehet Bacë Adem Demaçi. Një grup shokësh të Bacës që i qëndruam pranë Bacës deri kur u shndërrua në shpirt, në data të caktuara jemi aty ku duhet të jemi. Kësaj radhe homazhi, përkujtimi dhe nderimi u kurorëzua edhe me promovimin e një libri të Besim Baraliut, i dënuar politik dhe ushtar i UÇK-së, “Kohë pa Etos”, “Kohë pa Moral” që mrekullueshëm përshtatet me skuadrën e të pafytyrëve që e vodhën pushtetin mbi vuajtjet dhe gjakun tonë. Pjellë jugosllave, zgjatje biologjike e spiujve, udbashëve dhe lukunisë antikombëtare. Me këta Kurthi po e luan vallen e turpit, patriotët e dikurshëm sot janë nën “mriz të hijenave”, nuk i pyet kush për asgjë. Disa janë sistemuar në poste të falura dhe të kushtëzuara. Nga beteja në llogoret e Jugosllavisë dhe Serbisë u bënë figura shahu të andartes Mihali, njerka e madhe e LV-së dhe Nëna e madhe e Vorio Epirit. Ishim si grup; Dr. Hakiu, “mulla Idrizi”, Nuhi Llapqini, Elmiu, Fexha, Basri Rrumullaku, Besim Baraleci, Dr. Baliu, Duli ishte në Amerikë dhe unë – Qupina. Ishim edhe në promovimin e tre librave për Bacën Adem të përgatitura nga Selatin Novosella. Na mungoi shumë Tahir Hani nga Veleshta e Strugës, një person i jashtëzakonshëm,  si njeri dhe si shqiptar. Tash, edhe ai në amshim.

Ndërroi jetë edhe një patriot i palëkundur – Mentor Kaçi. Albin Kurthi ishte në varrim, vetëm se nuk ia krisi vajit, si vajtuesit e Shkodrës. Kur Baca Adem iku në amshim, Albini ishte shumë më stoik, asnjë muskul nuk i lëvizte në fytyrë. Lëre më se mund t’i kriste vajit ndonëse deklarohej si: “nxënës politik i Adem Demaçit”. Nuk është se Kurthi nuk ishte mërzitur për Bacën por se i mbahej asaj se: “vaji i burrit është kënga…”. Mefistofeli!

Aktivitetet diplomatike: Qeveria Kurthi 2 ishte në karantenë, e izoluar nga ndërkombëtarët. Vojsa Osmani ishte e vetmja, sikur në kohën e pandemisë së Covid-it, që kishte leje speciale për të lëvizur në mbarë botën, me punë ose pa punë me para të shtetit. Këto lëvizje dhe takime, kryesisht korridoreve apo kulisave me personalitete të larta, të mesme apo të rënë për toke ndërkombëtare e shndërruan  Kurthin në “mbajtës të qiririt Vjosës”, për t’i ndriçuar rrugën. Ndërkaq Kurthi, si lakuriq i natës e urren dritën! Prandaj deri sot ia “fiku dritat  Vjosës” duke mos e rikandiduar për presidente! Edhe Kurthi ka pasur takime diplomatike …… kryesisht me delikuentin seksual të Epstein, Miroslav Lajçakun. Lajçak seksualisht ka dhunuar “çupat e Epsteinit” kurse politikisht dhe strategjikisht e ka përdhunuar Kurthin dhe neve.

Të gjithë ambasadorët vizituan qeverinë Kurthi 3. Fjala e parë ishte urimi për qeverinë kurse e dyta dhe shkaku i vizitave ishte formimi i Zajebnicës dhe, siç thotë një mik imi i mirë, Agroni, formimi i Samoupravnicës (autonomisë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë)! Ky “urim” i ndërkombëtarëve është ankthi dhe makthi i Kurthit që e lë pa gjumë. E ka të qartë që nuk ka tjetër mundësi nëse do të qëndrojë në pushtet. Për këtë Kurthi e donte dikën – çdokënd nga familja Jashari për president që të mbulohej me qeben e autoritetit moral në kohën kur do të votohej Zajebnica dhe Samoupravnica. Para ndërkombëtarëve Kurthi ka pranuar çdo gjë para votuesve dhe jovotuesve fjalët janë më të fuqishme sa sakrifikimi i Oso Kukës në Kullë të Barotit! Prandaj është zbutur edhe me opozitën, me e nda përgjegjësinë për “lëshimin poshtë të brekusheve në Bruksel dhe Ohër …”! Për kapitullim kombëtar dhe politik! Të gjitha bllokadat që i ka bërë Kurthi gjatë nëntë muajve të kaluar ishin përpjekje të ikë dhe sabotojë zbatimin e marrëveshjeve, sikur djalli nga kryqi! I ka vetëm dy rrugë; ose do të kryqëzohet dhe gozhdohet si Krishti ose do të turpërohet si Pont Pilati! Përkthyer shqip: ose Hasan Prishtinë ose Esat Pashë Toptan!

Vojsa  Osmani, përmes Edvin Kristaq Ramës u bë anëtare e “Bordit të Paqes” e që e shashtisi Kurthin. Vojsa Osmani këtë e shfrytëzoi për të fituar edhe një mandat ndërsa Kurthi po e shfrytëzon për t’i shkurtuar mundësinë edhe për një mandat. Deri në orën 5 minuta para orës 12.00 kur sipas të gjitha gjasave do të detyrohet ta propozojë Vjosën edhe për një mandat tjetër. E që do të gëzojë shumë Berat Buzhalën, Zanën e “debateve televizive”, “rrugaçin e parë”, “avokatin dhunues”, nipin politik të Arkanit – “ekspertin e arsimit”, “hajnin e parave të Bacë Adem Demaçit – ekspert i arsimit” gjithashtu, “analist” nga Amerika dhe Gjermania që nuk e kanë të mbaruar as kursin e natës kundër analfabetizmit politik. Pas takimit me ambasadorë, Xhelali as me pshurrë nuk guxon më në Veri të Kosovës. Ia bënë të qartë se asnjë veprim që rrezikon sigurinë nuk mund të ndërmerret pa koordinim me ndërkombëtarët! Njëmend, a nuk qenka çliruar veriu i Kosovës a?

Albin Kurthi është aktivizuar shumë për Gazën, njëherë ndau 500.000 euro ndihmë, tash pasi ushtarët e KFOR-it i ka angazhuar si bedelë në Kosovë paska vendosur ta pajisë Izraelin me 5000 dronë kamikaz Skifter 1 prodhuar në Gjylekarë – Made in Kosova dhe 5000 të tjera Skifterë 2 prodhuar në Muçibabë, gjithashtu Made in Kosova. Ndërkaq, trupat paqeruajtëse nga Kosova që do të vendosen në Gazë do të udhëhiqen nga komandantë të shquar dhe trima të UÇK-së, Xhelal Sfeqla dhe Hysen Durmishi. Për çështje politike dhe morali janë caktuar Hekuran Murati – paramilitari dhe Dimal Basha – Arsovska.

Mos ta lëmë Shvarc Donikën pa një angazhim dhe përgjegjësi. Assesi! Pasi Kurthi e bëri ministre të Drejtësisë, si e mençur që shitet e vërejti se është në kundërshtim me ligjin ndarja e mjeteve për shpenzimet e shtetasve të Kosovës që Gjykata Raciste Speciale i akuzoi për pengim të drejtësisë. Tash, Shvarc Donika po  kërkon “birat e gardhit” në këtë ligj që çlirimtarëve të dënuarve fillimisht t’ua ndalë bukën pastaj ujin e së fundi edhe ajrin! Vetëm kështu do të pranonte se ligji po zbatohet, krejt dhe drejt!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kishin kërkuar nga…