Ulen të hyrat e Qeverisë
03 mars 2026
| 14:45
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për periudhën TM4 2025. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2025 ishin 920.4 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM4 2024 ishin 941.6 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: Tatimet në produkte (70,7 %); Tatimet rrjedhëse në të ardhura (14,0 %); Aktivet dhe detyrimet financiare (6,2 %). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.



