Prattipati takon Muratin, flasin për përfshirjen e kompanive amerikane në projektet e mëdha infrastrukturore në vend

03 mars 2026 | 20:10

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA’së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e lëshuar nga MF për këtë takim, thuhet se ata kanë folur për zgjerimin e mundësive për përfshirjen e kompanive amerikane në projektet e mëdha infrastrukturore në vend.

Ata kanë folur edhe për thellimin e bashkëpunimit tregtar, për të forcuar partneritetin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e ardhshme investuese të Kosovës. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e avancimit të projekteve të mëdha infrastrukturore dhe roli i tyre në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Të dyja palët diskutuan për zgjerimin e mundësive për përfshirjen e kompanive amerikane në këto projekte, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tregtar, me synim forcimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve”, thekosohet në njoftim.

Prattipati ka zhvilluar takime me pothuajse të gjitha ministrat ditët e fundit./Reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radio Televizioni i Kosovës po përballet me rrezikun e tërheqjes…