Kryhet mbledhja e grupit parlamentar të LV-së për presidentin, deputetët s’flasin për media

04 mars 2026 | 15:16

Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) duket se ka përfunduar.

Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin nga objekti i Kuvendit të Kosovës. Ndër ata që dolën ishte edhe Agim Bahtiri dhe Arjeta Fejza. Megjithatë, asnjëri prej tyre s’është prononcuar për media.

Ndryshe, takimi i këtij grupi parlamentar është zhvilluar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, proces i cili duhet të përfundojë deri nesër në mesnatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lla, ka nënshkruar vendimin për caktimin…