Vjosa Osmani në LDK në zgjedhjet e reja? Lushaku: Këto i takojnë të ardhmes

04 mars 2026 | 15:20

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku është pyetur nëse Vjosa Osmani do të kthehej në LDK pas përfundimit të mandatit si presidente.

Por, ajo ka refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve për Osmanin. E pyetur nëse ajo do të kthehej të garonte me LDK-në nëse vendi shkon në zgjedhje për shkak të çështjes së Presidentit, Lushaku ka thënë: “Krejt këto i takojnë të ardhmes. Mendoj që tani në këtë moment është e rëndësishme që të kemi prezantim zyrtar të ndonjë kandidati që do t’i japë epilog kësaj drame të panevojshme në këtë moment”.

Ajo ka thënë se LDK-ja ishte e gatshme për dialog dhe diskutime dhe për “një emër konsensual” për president.

“Ne numrat nuk i kemi të vetëm që ta prezantojmë asnjë emër dhe ta bëjmë zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) duket se…