Irani pa internet tash e 120 orë
05 mars 2026
| 11:57
Ndërprerja e internetit në Iran ka kaluar tashmë 120 orë, me lidhjen në vend që ka rënë në rreth 1 për qind të niveleve të zakonshme, sipas organizatës së pavarur monitoruese “NetBlocks”.
Organizata ka thënë se kompanitë iraniane të telekomunikacionit po kërcënojnë me veprime ligjore përdoruesit që përpiqen të kenë qasje në internetin global, raporton “CNN”.
Ky veprim e ka bërë të vështirë që të merret një pasqyrë e plotë e asaj që po ndodh brenda Iranit.



