“Ramushi do të jetë pjesë e listës në zgjedhjet e ardhshme”, e konfirmon Daut Haradinaj

06 mars 2026 | 23:58

Daut Haradinaj ka konfirmuar se Ramush Haradinaj, do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme. Në një deklaratë në emisionin Blic InterView, Haradinaj theksoi se ai do të jetë në listën zgjedhore të partisë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në garë do të jetë edhe Ardian Gjini, për të cilin tha se përbën një vlerë të shtuar për subjektin politik.

“Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme, pra do të jetë në listë. Pjesë e garës do të jetë edhe Ardian Gjini, i cili do të jetë një plus i madh bazuar në autoritetin e tij”, tha Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se 168 ekspertë…