Kosova sot ka nevojë për një të djathtë të konsoliduar, me vizion shtetëror dhe përgjegjësi ndaj interesave kombëtare

07 mars 2026 | 11:17

Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për justifikime politike, por për të vërtetën.

“Kur Albin Kurti thotë se Vjosa Osmanin nuk e kandiduan sepse ‘nuk do të kishte vota’, kjo nuk është e vërteta. E vërteta është se ajo nuk u kandidua pikërisht sepse do t’i kishte votat, në mos edhe më shumë vota sesa të nevojshme. Vjosa Osmanin, realiteti i ri i krijuar e ka sjellë në pozicion të ri politik opozitar, si pjesë e një fronti më të gjerë opozitar”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ajo ka theksuar se alternativa për vendin mund dhe duhet të krijohet vetëm përmes bashkimit dhe konsolidimit të forcave politike.

“Kosova sot ka nevojë për një të djathtë të konsoliduar, me vizion shtetëror dhe përgjegjësi ndaj interesave kombëtare, përballë politikave kurtiane që në vitet e fundit kanë qenë shpeshherë edhe destruktive për zhvillimin e vendit, edhe të rrezikshme për pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, ka reaguar…