Derbi Llapi – Ballkani luhet të hënën, hyrja në stadium do jetë falas
08 mars 2026
| 22:27
Skuadra e Llapit ka njoftuar se biletat për duelin me Ballkanin do jenë falas. Llapi e pret Ballkanin nesër nga ora 13:00 në “Zahir Pajaziti”, në një ndeshje që premton spektakël, pasi Llapi do tre pikët për të dalur nga zona e rënies, kurse Ballkani për kreun e tabelës.
Klubi i Batatinës ka njoftuar se biletat do jenë falas, teksa ekipi ka nevojë për mbështetje të fuqishme.
Ja njoftimi:
“HYRJA FALAS!
Nesër në shtëpinë tonë zhvillojmë ndeshjen derbi ndaj FC Ballkani dhe hyrja në stadium do të jetë pa pagesë.
Ekipi ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga tribunat – nga qytetarët llapjanë dhe “Legjendat”. Le ta mbushim stadiumin dhe ta përkrahim fuqishëm ekipin drejt fitores.
Nesër nuk ka arsye për mungesë.
Përpara Llapi”, shkruhet në njoftim.



