Asllani në ekipin e xhiros në Bundesligë

09 mars 2026 | 12:33

Sulmuesi Fisnik Asllani ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës të shtunën shënoi gol dhe asistoi në fitoren 4:2 të Hoffenheimit ndaj skuadrës së Heidenheimit.

Dhe, për shkak të asaj paraqitje, Aasllani  zuri vend në ekipin e xhiros së 25-të sipas “Kicker”, “Bild” dhe agjencisë së lajmeve SID.

Asllani ka tetë gola e pesë asistime në 24 paraqitje në Bundesligë deri më tani me fanellën e skuadrës së Hoffenheimit.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shprehur skuadra të mëdha evropiane dhe gjasat janë të mëdha që Asllani në fund të këtij sezoni të largohet nga Hoffenheimi.

Ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029, si dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rregullim i vërtetë hesapesh, vetëm pak ditë para zgjedhjeve…