Avokati Smakiqi: Osmani t’i shpallë zgjedhjet e reja deri më 5 prill, më pas Haxhiu ia merr kompetencat
Avokati Xhevdet Smakiqi ka trajtuar disa hipoteza në rast se presidentja Vjosa Osmani nuk e nënshkruan dekretin për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare deri më 5 prill, kur asaj i skadon mandati. Ai ka kërkuar që shefja aktuale e shtetit ta “mrbojë” shtetin deri në fund.
“Presindentja Znj.Vjosa Osmani Sadriu nuk guxon te zbrapset as frikësohet nga askush ta ruajë rendin kushtetues ti shpallë zgjedhjet e jashtezkonshme pas shprendarjes se Kuvendit ne afatin prej 45 ditesh”, shkroi Smakiqi.
Avokati thotë se nëse Osmani nuk i shpall zgjedhjet e reja deri më 5 prill, atëherë kompetencat e saj do t’i marrë Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës. Ajo, sipas Smakiqit, mund ta anulojë dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.
Presidente mbroje deri me 05.04.2026 Republiken e Kosoves!
Presindentja deri me daten 05.04.2026 ne ora 00:00h duhet te ushtrojë kompentencat dhe te kryjë detyrimet kushtetuese ne kuptim te nenit 86 par 2.lidhur me nenin 86 par 4.
Nuk lidhen kompentencat e qarta kushtetuese me ngjarjen e ardheshme te pa sigurtë te inicimit te kerkesave nga partite politike ne Gjykaten Kushtetuese.
Presindentja Znj.Vjosa Osmani Sadriu nuk guxon te zbrapset as frikësohet nga askush ta ruajë rendin kushtetues ti shpallë zgjedhjet e jashtezkonshme pas shprendarjes se Kuvendit ne afatin prej 45 ditesh.
Konsulitimet formale me partite politike i ka kryer, LVV me mospjesëmarrjen e saj ne konsultime me Presidenten vullentarishtë ka hequr dorë nga kjo e drejtë procedurale dhe nuk ekziston asnjë pengesë tjetër me nxjerrë dekretin per daten e zgjedhjeve ne mesin e Prillit 2026.
Nëse Presindetja Znj Vjosa Osmani- Sadriu nuk nxjerrë dekretin para dates 05.04.2026, atëherë ne kuptim te nenit 14 te Rregullores se Kuvendit te Kosoves dhe dispozitave kushtetuese Ipso Jure /automatikshtë U.D Presidentja Albulena Haxhiu i merr kompentencat e Presidentes.
Duke qenë nën diktat te Qeverise Kurti III me 48 orë mandat duke i’a hequr ditët e vikendeve festat zyrtare, vizitat ne Norvegj ditet e pushimit vjetore i bie qe nuk ekzistonte as nuk ekzistojë Kurti III mbeti histori e shkurtë fillim e fund ne 48 orë.
Nëss kriohet rrethana kushtetuese ku Albulena Haxhiu do te jetë U.D Presidete atëherë nen diktat politikë te LVV do te nxjerr Dekret per Anulimin e Dekretit te Znj.Osmani te dates 06.03.2026.
I mbetet Presidentes Znj.Osmani ta mbrojë Republiken e Kosoves nga ANARKIA dhe shpërbërja e rendit kushtetues e demokratikë. Gjykata Kushtetuese nuk lidhet me afatet e mandatet 3 palëve e as Presidentja nuk guxon te paragjykojë vendimet per trajtimin e masave te perkohshme. Madje Gjykata Kushtetuese ka mandat edhe ex officio te nxjerr masen e perkohshme pa kerkesen e palëve te përfshira. Presidente mos u tut mos u dorëzo ndaj askujtë. Mbroje Republiken e Kosoves te ndertuar me gjak sakrifcë.



