Dekreti u ngri me kërkesë të Kurtit, ndërsa Kuvendi “ex officio” nga Gjykata: Çfarë do të thotë kjo?
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme edhe ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit edhe ndaj Kuvendit të Kosovës. Si rrodhi? Sipas Kushtetueses, ishte Albin Kurti ai që e çoi në Gjykatë dekretin e Presidentes Osmani. Kurti kërkoi masë të përkohshme, sepse sipas tij, mund të shkaktoheshin zgjedhje të reja, ndërkohë që nuk ka aktgjykim. Kushtetuesja ia pronoi këtë kërkesë. Pra e pezulloi dekretin. Por, Kushtuesja nuk u ndal me kaq. Ata kanë pezulluar edhe punën e Kuvendit. Punën e Kuvendit Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar deri më 31 mars, anipse kjo nuk ishte kërkesë e Kurtit. Ky vendim u bë ex officio nga Gjykata, ose përkthyer në shqip; “sipas detyrës zyrtare”.
Pra, deri më 31 mars as Kuvendi dhe deputetët nuk mund të mblidhen dhe ta kryejnë funksionon. E as Presidentja nuk mund të procedoj me veprime të tjera që lidhen me dekretin.



