Haxhiu takon Buleshkajn, temë diskutimi puna dhe zhvillimi Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit
10 mars 2026
| 12:04
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën në takim drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkajn, me të cilin ka biseduar për punën e Agjencisë dhe për raportin që ajo përgatit për Kuvendin.
“Biseduam për punën e Agjencisë, raportin që ajo përgatit për Kuvendin, si dhe për bashkëpunimin tonë në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu për aspektin buxhetor që do të ndikojë në zhvillimin e Agjencisë për nevojat funksionale si dhe për projekte që e forcojnë institucionin në aspektin zhvillimor”, ka thënë Haxhiu pas takimit.



