Kështu përfundoi fotografia e Hashim Thaçit në objektin e Ministrisë së Jashtme

11 mars 2026 | 12:48

Një fotografi e ish-presidentit Hashim Thaçi është fotografuar në mesin e mbeturinave në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Fotografia, të cilën e ka publikuar sot “Nacionale”, shfaq portretin e Thaçit në mesin e gjërave të pavlera të hudhura në një ambient me bërllok. Ajo besohet se duhej të ishte vendosur në një hapësirë të dukshme brenda Ministrisë, siç parasheh protokolli shtetëror.

Por, portreti i ish-presidentit është hequr gjatë udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Donika Gërvalla, tani ministre e Drejtësisë.

Ministrinë e Punëve të Jashtme aktualisht e udhëheq Glauk Konjufca.

Portreti i ish-presidentit Hashim Thaçi në bodrumin e MPJD/ foto: Nacionale

Ish-kryediplomatja Gërvalla, e cila nuk është shquar asnjëherë për urtësi aq sa është dalluar për gjuhë polarizuese, ka qenë një kritike e ashpër e Hashim Thaçit.

Disa vite para se ish-presidenti të arrestohej, Gërvalla kishte deklaruar se ka deponuar lëndë në Gjykatën Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka thënë se…