Ismaili reagon ndaj deklaratës së deputetit të LV-së: Halli i këtij pushtetit është kontrolli kushtetues

11 mars 2026 | 14:03

Ish-deputetja Besa Ismaili ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili u bëri thirrje ambasadorëve të akredituar në vendin tonë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se halli i këtij pushtetit është kontrolli kushtetues.

“Është shqetësuese kur deputetë të pushtetit, që duhet të jenë mbrojtës të Kushtetutës, dalin publikisht me deklarata që në thelb synojnë ta delegjitimojnë dhe dobësojnë Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk është thjesht një deklaratë politike, është një mentalitet i rrezikshëm që e sheh shtetin si pronë të pushtetit dhe jo si sistem institucionesh të pavarura”, ka shkruar Ismaili.

Rrustemi: Ambasadorët të mos ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja zyrtare e ligës së futbollit italian Serie A, i…