Operacioni për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit nga familja Kaçinari

11 mars 2026 | 16:22

Një operacion policor kundër fajdesë dhe detyrimit është zhvilluar në Prizren, ku tre persona nga e njëjta familje kanë përfunduar në pranga. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në aksion janë arrestuar:

Eduart Kaçinari,

Anton Kaçinari,

Robert Kaçinari.

Sipas informacioneve fillestare, Eduart dhe Anton Kaçinari dyshohen për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”, ndërsa Robert Kaçinari dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Operacioni është realizuar nga njësitë relevante policore pas hetimeve që kishin zgjatur për një periudhë kohore, ndërsa gjatë aksionit janë ndërmarrë kontrolle dhe veprime të tjera hetimore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pritet të intervistohen nga hetuesit në prani të avokatëve, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të japin detaje shtesë pas përfundimit të operacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani paralajmëron se çdo anije që kalon përmes Ngushticës së…