Shënohet 45-vjetori i Pranverës Shqiptare ’81

11 mars 2026 | 21:04

Shoqata e Ish-të Burgosurve Politikë, Shoqëria “Lëvizja” dhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizuan sot shënimin e 45-vjetorit të Pranverës Shqiptare të vitit 1981.

Në këtë përvjetor u evokuan kujtime dhe dëshmi nga akterë të drejtpërdrejtë të atyre ditëve kryengritëse, si dhe nga veprimtarë që e vazhduan rrugën e rezistencës deri në luftën çlirimtare të UÇK-së.

Të pranishëm në zyrat e Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë ishin nismëtarët e demonstratave të 11 marsit 1981, pjesëmarrësit e mbrëmjes së 25 marsit – takimit përgatitor për demonstratën e 26 marsit – si dhe ish-të burgosur politikë të viteve 1981 e deri në vitin 1999, përkatësisht deri në çlirimin e Kosovës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia historike e Pranverës Shqiptare të vitit 1981, si një ndër momentet më të rëndësishme të rezistencës politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, e cila shërbeu si frymëzim dhe vazhdimësi për brezat që pasuan deri në arritjen e lirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografi i njohur Astrit Ibrahimi, i cili ka realizuar portretin…