“Mosmarrëveshjes rreth një borxhi”- Si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar?

12 mars 2026 | 19:25

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti.

Këngëtari u ndalua një ditë më parë nën dyshimin për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Për çka po dyshohet këngëtari?

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të studios “Onima”, e që shkak dyshohet të jetë mosmarrëveshja rreth një borxhi paraprak, ku këngëtari me armë në dorë ka shkuar në zyrat e studios dhe kërkoi të dëmtuarin E.Sh., duke iu drejtuar stafit me fjalët “ku o se kam me vra”.

Më tej, bëhet e ditur se meqenëse këngëtari nuk e gjeti në zyrat e studios të dëmtuarin, në shenjë revolte lidhur me mosmarrëveshjen për pagesat e borxhit, ia dëmton kompjuterët, tavolinat e xhamat e studios, duke shkaktuar dëm material tek i dëmtuari.

Ndërkaq, sipas burimeve, kur policia kishin shkuar në zyrat e “Onimas”, këngëtarin e gjetën me armë në dorë, e cila iu sekuestrua. /BetimipërDrejtësi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është…