Mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së, temë diskutimi mes Haxhiut dhe O’Malley
13 mars 2026
| 15:00
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim koordinatorin e Zhvillimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kosovë, Stephen O’Malley, së bashku me drejtuesit e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT).
Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe për mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit institucional të vendit.



