Ministri britanik: Sulmi ShBA-Izrael ndaj Iranit nuk është një luftë e NATO-s

16 mars 2026 | 13:19

Ministri i Punës dhe Pensioneve në Britaninë e Madhe, Pat McFadden, ka thënë se aleanca mbrojtëse e NATO-s nuk është krijuar duke pasur parasysh “llojin e situatës që po shohim në Lindjen e Mesme”.

NATO është themeluar nga 12 vende, përfshirë ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, në vitin1949 dhe një nga parimet e saj kryesore është Neni 5, i cili thotë se një sulm kundër një vendi është një sulm kundër të gjithëve.

Ai e ka përshkruar konfliktin aktual “jo si një luftë të NATO-s”, por “veprim ShBA-Izrael”.

McFadden ka thënë “ne jemi thellësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…