Ismail Syla shkon në Burojë, në përkujtim të njëvjetorit të vdekjes së babait të Thaçit, bacës Haxhi

16 mars 2026 | 15:22

Sot (e hënë) vëllezërit Thaçi në odën e tyre presin njerëz nga të gjitha trojet shqiptare, në shenjë solidarizimi të dyfishtë: Edhe për përvjetorin e parë të vdekjes së prindit të shtrenjtë edhe për faktin që edhe pas një viti ish-presidenti Thaçi nuk është i pranishëm në mesin e tyre.

Ish-këshilltari i Hashi Thaçi, Ismail Syla, ka thënë se sa herë që ka ardhur në Burojë, baca Haxhi e kishte pritur me një dashuri dhe respekt të veçantë.

“Ai i ruajti tiparet e burrërisë, bujarisë dhe njerëzisë deri në frymën e fundit. Shkoi në atë botë me mallin që të birin, presidentin Hashim Thaçi, nuk e pa të lirë për së gjalli. Me çfarë padrejtësie ballafaqohet Familja Thaçi, Kosova dhe shqiptarët është paradoks i shekullit njëzet e një. Në varrezën e re të Burojes prehet trupi i Haxhi Thaçit nën pllakën e granitit ku duket qartë përkushtimi i përjetshëm: ‘Jetove me besë, nder e bujari/ Prehu në tokën e Atdheut të lirë./ Gjithmonë në zemrat tona / Familja Thaçi’. Ndërsa në kurorën e vënë në emër të [presidentit Thaçi shkruhej ‘Gjithmonë i gjallë kujtimi dhe dashuria për ty Baba / Përherë në mendje dhe zemër të birit tënd, Hashimit’. Lavdi jetës dhe emrit të Haxhi Thaçit!”, ka shkruar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata…