Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një jetë të mbushur me sakrifica

17 mars 2026 | 10:25

Ka vdekur Esat Curri, babai i dëshmorit Ferit Curri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se i ndjeri la pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica.

Përmes postimit në “Facebook”, kreu i Aleancës ngushëlloi familjen Curri, dhe të gjithë bashkëluftëtarët e familjeve të dëshmorëve.

Postimi i plotë:

Paska ndërruar jetë Esat Curri, babai i dëshmorit Ferit Curri. Baca Esat u nda nga kjo botë duke lënë pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica.

Për vite me radhë ai ishte edhe kryetar i familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në Obiliq, duke qenë zë dhe mbështetje për shumë familje që bartin të njëjtën dhimbje e krenari.

Ngushëllime të sinqerta familjes Curri, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve e familjeve të dëshmorëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24…