Ky është 74-vjeçari që vdiq pasi u godit nga vetura në Skenderaj
17 mars 2026
| 23:48
Miftar Lushtaku raportohet se është 74-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë e përplasjes nga një veturë mbrëmjen e sotme në Skenderaj.
Mediat lokale kanë raportuar se i ndjeri kishte ushtruar kohë më parë profesionin e profesorit.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish-profesorit , Miftar Lushtaku. Një njeri i urtë, i përkushtuar dhe një mësues që la gjurmë të thella tek të gjithë ne. Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. U prehtë në paqe”, thuhet ndër të tjera në postimin e një qytetari.
Rastin e rëndë për redaksinë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.



