Krasniqi nënshkruan një vendim, synohet funksionimi i bordit të Mitrovicës

19 mars 2026 | 10:58

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues për organizimin dhe funksionimin e bordit të Mitrovicës.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues për organizimin dhe funksionimin e bordit të Mitrovicës. Bordi i Mitrovicës ka sjellur dhe ndihmuar projekte të cilat kanë bashkuar dy komunat, ndër to edhe urat e reja, duke krijuar një fazë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit. Në jug dhe në veri, mbështetja shtetërore nuk do të mungojë dhe do të mbështesim këtë bord në propozimet e tyre për të mirën e qytetarëve tanë”, ka njoftuar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka ka bërë të ditur se…