Çështja e presidentit, Kurti: Po presim aktvendimin e Gjykatës, jemi optimist për të ardhmen
19 mars 2026
| 12:05
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot edhe lidhur me çështjen e presidentit të Kosovës.
Kurti i pyetur pas përurimit të segmentit rrugor Vushtrri-Prishtinë, se çfarë kompromisesh është i gatshëm të bëjë lidhur me çështjen e presidentit tha se janë duke pritur aktgjykimin e Kushtetueses dhe janë optimist për të ardhmen.
“Jemi duke pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik. Jam optimist për të ardhmen”, tha ai.



