SHQIPËRIA DHE KOSOVA, NJË KOMB DY PAVARËSI
Historia e kombit tonë, në mes tjerash, është e shënuar edhe nga dy momente të mëdha, ato të Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nga Perandoria Osmane, dhe të Kosovës më 2008 nga Serbia pushtuese!
Këto nuk janë data e vite të shjeshta, por kulme të dy proceseve të gjata çlirimi nga sundime të ndryshme, me pasoja të rënda për popullin shqiptar, gjatë gjithë periudhës pushtuese!
Pavarësia e Shqipërisë (1912)
Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, Shqipëria shpalli Pavaresinë nga Perandoria Osmane!
Nga kush u pavarësua Shqipëria?
Shqipëria u shkëput nga një perandori që kishte sunduar trojet shqiptare për rreth 500 vjet ose pesë shekuj!
Pasojat e pushtimit osman për popullin shqiptar ishin të mëdha e të tmerrshme!
Nën pushtimin osman nuk ishim autonom në vendimet politike!
Duke qenë se ne shqiptarët ishim të pushtuar, nuk e kishim shtetin e tonë, rrjedhimisht edhe vendimet merreshin larg nga ne, në qendrën sunduese të Perandorisë Osmane në Konstantinopojë!
Pushtimi për pasojë e kishte prerjen e thellë të zhvillimit kombëtar!
Formimi i institucioneve kombëtare dhe të arsimit në gjuhën shqipe, ishte totalisht e pamundshme, ishte e ndaluar rreptësisht!
Ndryshimi shoqëror dhe fetar ishte i madh, sepse ndodhi konvertimi i dhunshëm, ndarje kjo që ndikoi në strukturën kurizore të popullit shqiptar!
U krijua prapambetje e madhe ekonomike!
Mungesë totale e industrializimit dhe zhvillimit modern në krahasim me Evropën Perëndimore, pjesë organike e së cilës ishim!
Nga pushtimi i gjatë ishte rrezikuar copëtimi i tokave tona, në fund të sundimit osman!
Trojet tona shqiptare u rrezikuan seriozisht nga ndarja midis fqinjëve, shtete e të cilëve Perandoria Osmane nuk i kishte penguar të krijoheshin, madje i inkurajojnte edhe të rriteshin e të zgjeroheshin në dëm të shqiptarëve!
Thënë shkurt Pavarësia e arritur e vitit 1912, më shumë se Pavarësi, ishte akt i mbijeteses tonë kombëtare!
Ishte fitore historike Pavaresia e vitit 1912, sepse u arrit në masë të madhe shmangja e zhdukjes politike të shqiptarëve në hartën e Evropës!
Pavarësia e Kosovës (2008)
Më 17 Shkurt 2008, në Prishtinë, Kosova shpalli Pavarësinë nga Serbia pushtuese pas më shumë se një shekulli roberi serbe!
Nga kush u pavarësua?
Kosova u shkëput nga Serbia, e cila prej vitit 1878, e veçanërisht prej vitit 1945 e deri në vitin 1990, ushtroi kontroll politik, ushtarak, policor dhe ekonomik mbi popullin shqiptar!
Pasojat e pushtimit serb mbi Kosovën ishin të mëdha!
Kishte represion politik dhe policor permanent!
Mbyllje institucionesh shqiptare dhe përjashtim nga jeta publike!
Shkelje e të drejtave të njeriut!
Arrestime, dhunë dhe ndjekje sistematike të pjestarëve të popullit shqiptar të organizuar në organizata, levizje e parti anti serbo-jugosllave!
Kishte spastrime dhe diferencime etnike, por edhe dëbime masive!
Qindra dhe mijëra shqiptar u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Aparati ushtrako-policor i kriminelit Milosheviqi bëri shkatërrime të mëdha!
Fshatra dhe qytete të djegura, ekonomi totalisht e vjedhur dhe absolutisht e rrënuar!
Humbje të mëdha njerëzore!
Plagë të thella që ndikojnë edhe sot në shoqëri, si vrasje, dhunime dhe zhdukje!
Pavarësia e Kosovës ishte rezultat i rezistencës së brendshme e i luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe largimit përfundimtar të Serbisë pushtuese!
Dy pavarësitë e kombit shqiptar, natyrisht se nuk janë identike, por lidhen nga një vijë e përbashkët: luftë dhe përpjekje për liri dhe shtet të pavarur shqiptar!
Shqipëria u çlirua nga një Perandoria Osmane, duke hyrë në epokën e shteteve kombëtare!
Kosova u çlirua nga një shtet modern çfare ishte Serbia pushtuese, pas një rezistence e luftë të armatosur ushtarake çlirimtare dhe ndërhyrjes me anë të bombardimit të SHBA-së dhe NATO-s!
Në të dy rastet, pasojat e pushtimeve si të Shqipërisë pas vdekjes së Skënderbeut ashtu edhe të Kosovës pas tradhëtisë në përfundim të LANÇ-së e deri te shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe Federatës Jugosllave, ishin të rënda!
Kishte vonesa në zhvillim, humbje të shumta dhjetra, qindra dhe mijëra jetë njerëzore, dëmtime të mëdha sociale, rrezik absolut për asimilim e shfarosje totale dhe pikëpyetje serioze të ekzistencës kombëtare!
Dy pavarësitë ajo e Shqipërisë më 1912 dhe kjo e Kosovës më 2008, dëshmojnë edhe diçka tjetër!
Dëshmojnë qëndrueshmërinë heroike te identitetit shqiptar dhe aftësinë e kombit tonë për të mbijetuar dhe për t’u ringritur si feniksi në rrethana historike shumë të vështira dhe absolutisht të pafavorshme!
Prishtinë, 21 Mars 2026!




