Kosova fiton ndeshjen e kthimit ndaj Bosnë-Hercegovinës, por eliminohet

22 mars 2026 | 20:11

Kosova në hendboll e ka fituar ndeshjen e kthimit të fazës së dytë kualifikuese për kualifikimet e Botërorit 2027 kundër Bosnë-Hercegovinës, por fitorja me katër gola dallim nuk ka mjaftuar për të kaluar më tej.

“Dardanët” kanë fituar në Pallati i Rinisë dhe Sporteve me rezultatin 33:29, pas humbjes me trembëdhjetë gola dallim në ndeshjen e parë të luajtur në Tuzla.

Bujar Ramosaj ka qenë më i suksesshmi për Kosovën, duke shënuar shtatë gola nga tetë gjuajtje. Katër gola i kanë shënuar edhe Shaban Zogaj, Drilon Tahirukaj dhe Leonard Gegaj.

Te Bosnjë-Hercegovina, ndeshjen e kanë mbyllur me nga gjashtë gola Amer Shahinoviq dhe Mislav Grgiq.

Pavarësisht fitores, Bosnë-Hercegovina avancon në raundin e tretë kualifikues, që është faza e fundit e kualifikimeve për Botërorin 2027. Në atë fazë, boshnjakët do të përballen me Ishujt Faroe.

Kosova përfundon kështu rrugëtimin në fazën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Labinot Tahiri, këngëtari dhe ish-deputeti i njohur për angazhimin e…